Botë

Tiranë, protestë e dhunshme para godinës së bashkisë

14.05.2024 15:37

Edhe në këtë protestë të shtatë para Bashkisë së Tiranës...

Edhe në këtë protestë të shtatë para Bashkisë së Tiranës, “Rithemelimi” dhe Partia e Lirisë nuk hoqën dorë nga dhuna.
 
Në protestën që këtë herë zgjati për gati 2 orë, protestuesit që në nisje hodhën molotovë në drejtim të godinës së bashkisë dhe tymuese drejt forcave të policisë, të cilët krijuan dy radhë përforcuese për të mos lejuar thyerjen e perimetrit.
 
Të pranishëm, ashtu si në çdo protestë, ishin përfaqësues të “Rithemelimit” dhe Partisë së Lirisë, të cilët vijuan me po të njëjtën agjendë të fjalimeve.
 
Si në çdo grumbullim tjetër të mbajtur deri më tani para bashkisë, u bashkua edhe vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, me të njëjtën kërkesë për lirimin e babait të saj. 
 
Militantët, një pjesë e të cilëve me fytyra të mbuluara për të mos u identifikuar nga policia, tentuan të thyenin disa herë kordonin e policisë me forcë, ndërsa injoruan gjatë gjithë kohës thirrjet e policisë që të mos goditeshin efektivët dhe të mos hidheshin mjete piroteknike.
 
Protestën e radhës “Rithemelimi” e la të martën e ardhshme më 21 maj, si takimin e radhës ku do të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, me protagonist ish-rivalin i tij në zgjedhjet vendore të 1 viti më parë, Belind Këlliçi.
 
LULJETA NDOKA