Botë
Turqia reagon në deklaratën e Papa Françeskut, tërheq ambasadorin nga Vatikani
13.04.2015 12:41
Ministria e Jashtme turke ka tërhequr ambasadorin nga Selia e Shenjtë në Vatikan pas deklaratave të Papa Françeskut...

Ministria e Jashtme turke ka tërhequr ambasadorin nga Selia e Shenjtë në Vatikan pas deklaratave të Papa Françeskut, i cili e cilësoi “gjenocid” vrasjen e qindra armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat pohojnë se Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj në Vatikan si shenjë proteste ndaj deklaratave të Papa Françeskut.
Më herët, Ankaraja zyrtare ka thirrur ambasadorin e Vatikanit për të dhënë shpjegime pas komenteve të Papës.
Turqia pranon se shumë armenë kanë vdekur në përleshjet me ushtarët osmanë në fillim të vitit 1915, kur Armenia ishte pjesë e perandorisë që sundohej nga Stambolli, por ka mohuar se janë vrarë me qindra mijëra persona dhe se kjo përbën gjenocid.
