Davkova takon ambasadorin e BE-së dhe atë italian, Procesi eurointegrues, temë kryesore

14.05.2024 17:23

E ardhmja e shoqërisë sonë është në Bashkimin Evropian....

E ardhmja e shoqërisë sonë është në Bashkimin Evropian, ndërkaq shteti ynë e ka vendin në të njëjtën tavolinë me vendet evropiane, me të cilat na bashkojnë vlerat historike, kulturore, morale e tradicionale, ka thënë presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, në takim me euroambasadorin, Dejvid Gir.

Siç kumtojnë nga kabineti i saj,  “Davkova ka siguruar shefin e zyrës së  BE-së për gatishmërinë e saj  për të kontribuar në unitetin për çështjet me interes shtetëror dhe shoqëror dhe të angazhohet për sigurimin e konsensusin  shoqëror dhe politik për agjendën reformuese, si dhe për miratimin e ligjeve që parashohin përdorimin e flamurit evropian, që sipas Davkovës t’i iket keqpërdorimit, gjë e cila është theksuar vet nga BE-ja”, thuhet në kumtesën e presidencës.

“Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se edhe përkundër nivelit të lartë të gatishmërisë së administratës maqedonase dhe përvojës së akumuluar, progresit dhe përmbushjes së kritereve, duron për shkak të rrethanave politike dhe potezëve për të cilat janë përgjegjëse edhe vende të caktuara – anëtare të BE-së”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i presidencës.

Në këtë kontekst, Siljanovska Davkova ka theksuar nevojën e kthimit të besimit të procesit integrues meritor, me thellim në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës. Çështja e perspektivës evropiane në fokus të bisedës së presidencës paraprakisht edhe me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Andrea Silvesteri.

Me ambasadorin italian është biseduar për raportet mes dy vendeve, si dhe ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut. (Nermin Mulaki – Fejzullahi, TVM2)