Botë

Gjeorgji, vazhdojnë protestat kundër ligjit “agjentët e huaj”

15.05.2024 13:54

Mijëra gjeorgjianë kanë vazhduar protestën e tyre në Tbilisi në orët e para të 15 majit...

Mijëra gjeorgjianë kanë vazhduar protestën e tyre në Tbilisi në orët e para të 15 majit kundër Ligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”, i cili u miratua në Parlament një ditë më herët.
 
Ky ligj, që u shty përpara nga partia në pushtet, “Ëndrra Gjeorgjiane”, ka nxitur protesta për javë të tëra. Ligji po ashtu është përballur me kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
 
Presidentja Salome Zurabishvili, e cila ka mbështetur protestat paqësore, është zotuar se do të vendosë veto ndaj ligjit. Ajo ka dhjetë ditë afat që të ushtrojë të drejtën e saj të vetos.
 
Megjithatë, “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe partnerët e saj në Parlament kanë vota të mjaftueshme për të shfuqizuar veton e presidentes.
 
Më 15 maj, Zurabishvili do të mbajë një konferencë për media së bashku me ministrat e Jashtëm të Letonisë, Lituanisë, Estonisë dhe Islandës, të cilët po vizitojnë Tbilisin.