Maqedoni
Filloi Samiti i 13-të “Maqedonia 2025”
15.05.2024 12:48
Lidershipi strategjik në epokën e ndryshimeve dhe inovacioneve, transformimi digjital dhe bashkëpunimi...

Lidershipi strategjik në epokën e ndryshimeve dhe inovacioneve, transformimi digjital dhe bashkëpunimi më i madh rajonal si bazë për krijimin e ekonomive me prosperitet, janë temat në fokus të edicionit të sivjetmë dyditor të Samitit “Maqedonia 2025”, i cili mbahet në Shkup, në organizim të organizatës joqeveritare ndërkombëtare “Maqedonia 2025”.
Krahas ndryshimeve që i sjell transformimi digjital në shoqëritë dhe në udhëheqjen e bizneseve, në Samit do të diskutohet edhe për fuqinë dhe potencialet e inteligjencës artificiale dhe shfrytëzimin e inovacioneve shëndetësore digjitale për avancimin e shërbimeve mjekësore në Evropën Juglindore. Demokracia, liria e fjalës në epokën e digjitalizimit po ashtu do të jenë temë e Samitit “Maqedonia 2025”, si dhe shumë tema tjera të lidhura me biznes modelet dhe strategjitë për transformim të shpejtë dhe të suksesshëm.
Qëllimi kryesor i Samitit “Maqedonia 2025” është lidhja dhe ndarja e diturive dhe përvojave mes profesionistëve nga vendet dhe rajonet e ndryshme, në funksion të rritjes. Do të ketë mundësi për rrjetëzimin dhe realizimin e partneriteteve të reja dhe bashkëpunimit me investitorë potencialë.
“Do të porositim se ne si organizatë jemi të gatshëm dhe të hapur për përkrahje të qeverisë së re për arritjen e shkallës më të lartë të rritjes prej 5 ose 6 për qind dhe për mënyrën si të vijmë deri te kjo.”, deklaroi drejtoresha ekzekutive, Mojsovska Bllazhevski.
