Maqedoni

Samiti “Maqedonia 2025” diskuton të ardhmen, inovacionet, teknologjinë

15.05.2024 15:14

Samiti “Maqedonia 2025” edhe këtë vit në fokus i ka bisedat dhe panelet...

Samiti “Maqedonia 2025” edhe këtë vit në fokus i ka bisedat dhe panelet mbi atë që është arritur  dhe planifikimin për të ardhmen që ka të bëjë me biznesin dhe kompanitë, inovacionet dhe teknologjitë, që mund të ndikojnë në zhvillimin e kompanive dhe konkurrencën e tyre.
 
Folësit në panel të njëzëshëm në qëndrimin se standardi aktual jetësor, ikja e trurit, zhvillimi i ulët ekonomik, korrupsioni, nuk lejojnë perspektivë zhvillimore shoqërore.
 
“Ky është moment i ripërtëritjes, pa marrë parasysh bindjet tuaja politike, vështirësive dhe dhimbjeve nëpërmjet të cilave kaluam, gabimet e së kaluarës. Pra, është momenti i ndryshimit të madh, ndryshimi që jep mundësi për t’u përmirësuar. Ta kuptojmë faktin se zgjedhjet tona janë në duart tona.”, - deklaroi anëtari i Bordit “Maqedonia 2025”, Majkëll Shllamovski. 
 
Menaxhmenti i samitit numëron aktivitetet që shpiejnë në zhvillim dhe avancim ekonomik.
 
“Ne në “Maqedonia 2025” bëjmë thirrje dhe vazhdojmë të bëjmë thirrje që të shoqërohemi të gjithë në rrugën e prosperitetit përmes platformës sonë të quajtur “Një vizion për zhvillim të shpejtë”. Bazat e këtij vizioni janë: zero tolerancë për korrupsion, zhvillim në vazhdimësi të BPB-së mbi 5% përmes rritjes së investimeve në arsim, reforma në biznes dhe  rregullativa, përkrahje në eksport dhe ulje të ekonomisë joformale, administratë cilësore dhe efikase dhe aderim në Bashkimin Evropian.”, - theksoi drejtori ekzekutiv në “Maqedonia 2025”, Nikica Mojsovska.
 
“Mobilizojmë shumë më shumë edhe në pjesën e sistemit të arsimit për të krijuar kuadro që mund të zhvillohen dhe t’i ndjekin më të rejat. E kemi patjetër të investojmë në teknologji të reja, në njohuritë e të punësuarve tanë. Jam i bindur se ne kemi resurse dhe njohuri dhe mundemi të shkojmë përpara edhe si entitete, edhe si shtet.”, - u shpreh anëtari i Bordit “Maqedonia 2025”, Zhivko Mukaetov.
 
Në këtë samit të pranishëm ishin mbi 400 pjesëmarrës nga profile të ndryshme. Platforma këtë vit do të përqendrohet në transformimet digjitale, me theks të veçantë edhe në inteligjencën artificiale që po depërton në rajon.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU