Futboll

Struga TL skuadra më e mirë vendore

15.05.2024 15:25

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit...

Federata Ndërkombëtare  e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, IFFHS  (International Federation of Football History and Statistics), ka publikuar së fundmi listën e klubeve më të mira në botë nisur nga arritjet që ata kanë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare  për periudhën kohore , 1 maj 2023 deri më 30 prill 2024. Në këtë rang-listë janë publikuar vetëm 500 klubet e para, ku padyshim kryesimi i takon kampionit aktual evropian dhe Anglisë, Mançester Siti. 
 
Në listën prej 500 klube ndodhen edhe shtatë skuadra shqiptare që aktivitetin e tyre e ushtrojnë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe në Kosovë. Krenaria mbarëshqiptare sipas IFFHS-së mbetet Ballkani, klubi kampion në Kosovë, që renditet në vendin e 148-të me 108 pikë. Këta kanë një ecje në renditje për 12 pozitë.
 
Nga  Kategoria Superiore, Partizani është klubi me arritjet më të mira, që mban vendin e 206-të me 88.75 pikë. Tiranasit kanë rrënie për 14 pozita. Sa i përket skuadra vendore kampionët e ri dhe të vjetër të Maqedonisë së Veriut janë të tretë sa i përket klubeve mbarëshqiptare, pasi mban vendin 352  në renditje me 65.5 pikë. Struganët kanë kanë humbur plotë 83 vende. Shkupi është skuadra e dytë vendore që është në renditjen e IFFHS-së dhe mban vendin e 384 me 60.75 pikë. 
 
Në mesin e Top 100, skuadra më të mira në botë, kontinenti i vjetër apo UEFA përfaqësohet me 61 skudra. Skuadra e saja janë edhe në mesin e pesë më të mirave në botë me Manchester City, Real Madrid, Bayer Leverkuse, Inter e Bayern Munich.