Futboll
Kupa e parë botërore për klube në vitin 2026
15.05.2024 15:29
Kupa e parë botërore për klube për femra do të mbahet nga janari deri në shkurt të vitit 2026...

Kupa e parë botërore për klube për femra do të mbahet nga janari deri në shkurt të vitit 2026 dhe në të do të marrin pjesë 16 ekipe, ndërsa vendi pritës ende është i panjohur, vendosi Këshilli i FIFA-s të mërkurën përpara Kongresit të tij të 74-të në Bangkok.
Ky kompeticion i ri për femra do të mbahet çdo katër vjet, ashtu si Kupa e Botës për Klube që u zgjerua në 32 ekipe.
“Është thelbësore, pas suksesit të madh në Australi dhe Zelandën e Re në Kupën e fundit Botërore për femra, ku kishim dy milionë shikues në stadiume, e dy miliardë në mbarë botën, që të ndërtojmë mbi atë sukses gara të reja globale.Futbolli kombëtar padyshim bazohet edhe në futbollin e klubeve. Deri më tani nuk kemi një garë globale për klube për femra. Megjithatë, ne po kërkojmë nga klubet që të formojnë klube të grave në të gjithë botën. Ne duhet t'u japim atyre një mundësi që të performojnë po aq mirë në skenën globale dhe të zhvillohen në të gjitha kontinentet e botës“, u shpreh Presidenti i FIFA, Gianni Infantino.
Kupa e botës për femra në organizim të FIFA-s, do të mbahet çdo katër vite dhe nuk do përputhet me botërori e futbollit për femra që do mbahet në vitin 2027.
Botërori I parë për klube me romat të zgjeruar për meshkuj vitin e adhshëm do të luhet në SHBA.
