Basketboll

Denveri dhe New York avansuan me 3:2

15.05.2024 15:31

New York Knicks, pas dy humbjeve në parket vendas me rezultatin 121:91 e mundën i Indiana Pacers...

New York Knicks, pas dy humbjeve në parket vendas me rezultatin 121:91 e mundën i Indiana Pacers. Deri tek kjo fitore e rëndësishme në parket u drejtuan nga Jalen Brunson, që shënoi 44 pikë. 
 
“Njujorkezët” të cilët humbën ndeshjen e 3 dhe 4 në Indianapolis, tani kanë avansuar me 3-2  në serinë e më të mirit nga 7 ndeshje. Neë York-u, do të orvatet që kualifikimin në finale e Konferencës së Lindjes ta sigurojë në ndeshjen e gjashtë e cila në program është të premten. 
 
Basketbollistët e Denver Nuggets, kanë avansuar me 3-2 në serinë prej 4 fitoreve, pasi në ndeshjen e 5 të gjsymëfinales së Konferencës së Perëndimit në terren vendas me 112:97 e mundën Minnesota Timberëolves. Nikola Jokiç, i cili në këtë takim mori çmimin  MVP të sezonit, dominoi në parket duke shënuar 40 pikë.
 
Në anën tjetër ylli i Minnesotës Anthony Edëards, ndeshjen e përfundoi me 18 pikë, por Karl-Anthony Toëns shënoi 23 pikë në fanellën e Timberëolves. Ndeshja e 6 në program është të enjtën në mbrëmje dhe do luhet në Minneapolis.