Futboll

Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë

15.05.2024 15:33

Egnatia ka arritur ta fitojë Kupën e Shqipërisë për herë të dytë radhazi...

Në ndeshjen e zhvilluar të hënën ndaj Kukësit, skuadra nga Rrogozhina ka dalë fituese me rezultat 1-0.
 
Ndeshja është karakterizuar me raste nga të dy anët, mirëpo skuadra e Egnatisë ka bërë diferencën në minutën e 38-të, kur Edison Ndreca ka arritur të shënojë.
 
Megjithatë, shanset për të shtuar avantazhin nuk kanë munguar, pasi në minutën e 79-të ka pasur penallti dhe rast të artë për të dyfishuar rezultatin, por portieri  ka qenë në vend.