Maqedoni

Nesër deputetët do të votojnë për përbërjen e re të komisionit për antikorrupsion

13.04.2015 10:19

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë nesër duhet ta mbaj seancën e saj të 43 ku në rend dite janë më shumë ratifikime...

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë nesër duhet ta mbaj seancën e saj të 43 ku në rend dite janë më shumë ratifikime, raporte vjetore dhe plane financiare, ligje në lexim të parë e të dytë, si dhe vendime.
 
Në këtë seancë është edhe propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit.
 
Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve para festave të Pashkëve propozoi emërimin e anëtarëve të Anti korrupsionit prej të cilëve vetëm dy janë nga përbërja aktuale.
 
Për anëtarë të komisionit janë propozuar avokati, Goran Milenkov nga Shkupi, Igor Tanturovski, ekonomist i diplomuar d.r i shkencave ekonomike në Shkup, Najdo Spasevski, avokat nga Shkupi, Suzana Taskova Axhikotareva, juriste e diplomuar magjistër e të drejtës ndëshkuese nga Shkupi, Zhaklina Dançevska, juriste e diplomuar, magjistër nga Prilepi, si dhe Sejdi Halili, ekonomist i diplomuar nga Tetova dhe Farije Aliu, ekonomiste e diplomuar doktor e shkencave ekonomike nga Gostivari.