Digjet vetura e Drejtorit të burgut të Idrizovës, organet kompetente hetojnë rastin

15.05.2024 19:06

Drejtorit të burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski....

Drejtorit të burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski, i është djegur vetura zyrtare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në lagjen Kisela Voda në Shkup, ku kanë intervenuar edhe zjarrfikësit, nuk ka të lënduar.

Zjarri ka përfshirë një pjesë të fasadës së pallatit, si dhe ballkonin. Ka shkaktuar dëme edhe në instalimin elektrik.

TVM u mundua të kontaktojë me drejtorin e burgut, por ai nuk u përgjigj. Policia e konfirmoi rastin.

“Gjatë natës rreth orës 03:35, në Stacionin Policor “Kisella Vodë” në Shkup është raportuar se në rajonin e Kisella Vodës është djegur automjeti i parkuar i pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, në pronësi të drejtorit të burgut të “Idrizovës”, i parkuar nga Z. J.”. – thuhet në njoftimin e MPB-së.

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka zhvilluar hetime ku është djegur vetura zyrtare e drejtorit të burgut.

“Nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë të cilat do t'i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Janë siguruar video-përgjimet e objekteve përreth dhe po ndërmerren veprime të tjera”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Nuk dihet ende se kush dhe pse ia ka vënë flakën automjetit. Ministria e Brendshme i mori të gjitha masat për zbardhjen e rastit. (Fitore Demolli, TVM2)