Bisedimet VMRO – VLEN për bashkëqeverisje, mbahet sot takimi i parë i grupeve të punës
16.05.2024 12:24
Grupet e punës së VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN...

Grupet e punës së VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN, sot në ora 14 në selinë e VMRO-DPMNE-së do ta mbajnë takimin e parë për formimin e qeverisë së re.
Ekipet negociuese tashmë janë të përgatitura dhe në takimin e parë pritet të përcaktohet dinamika dhe metodologjia e punës, do të përcaktohen fushat dhe do të fillojnë bisedimet për harmonizimin e programit të qeverisë së ardhshme.
Ekipi i VMRO-DPMNE-së është në nivel të nënkryetarëve, gjegjësisht negociatat do t’i udhëheqin Aleksandar Nikolovski, Vllado Misajlovski, Gordana Dimitrievska Kocçovska dhe Timço Mucunski.
Ndërsa në ekipin e koalicionit VLEN janë: Azir Aliu,Visar Ganiu, Adnan Azizi dhe Bashkim Murtezi.
