Mitsotakis: Çdo devijim prej Marrëveshjes së Prespës, me pasoja
Greqia nuk do t`i ratifikojë tre memorandumet....

Parlamenti grek nuk do t`i ratifikojë tre memorandumet për bashkëpunim që janë firmosur me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, derisa Shkupi tërësisht nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës, thotë kryeministri grek, Kirjakos Mitsotakis.
Ai në një intervistë për televizionin grek "Skaj" tha se mosrespektimi i largimit të Marrëveshjes së Prespës do të sjellë pasoja, si në rrugën evropiane të Maqedonisë, ashtu edhe në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
“I theksova problemet e marrëveshjes së Prespës, sepse në të janë përcaktuar termat “maqedonisht” dhe “gjuhë maqedonase”. E paralajmërova edhe qeverinë e re në Shkup me një deklaratë të qartë se çdo devijim nga Marrëveshja e Prespës do të ketë pasoja të rënda, si në marrëdhëniet me ne, ashtu edhe në lidhje me rrugën drejt Evropës.”, - deklaroi kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis.
Gjatë debatit të djeshëm në Kuvendin grek, lideri i “zgjidhjes greke” ultranacionaliste, Kiriakos Velopoulos, grisi Marrëveshjen e Prespës dhe akuzoi qeverinë për koncesione.
Por, kryeministri Mitsotakis nuk komentoi, siç tha ai, shpërthimet patriotike të Velopulos. Athina kërkon respektimin dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës.
Reagime të tilla nga Greqia, por edhe nga Bullgaria për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë vijnë pas betimit të presidentes Siljanovska-Davkova, gjatë inaugurimit në Kuvend. Kabineti i saj informoi se ajo ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni në daljet publike, si të drejtë për vetëvendosje dhe vetëidentifikim, por sqaroi se presidentja do t'i përmbahet përdorimit zyrtar të emrit kushtetues. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
