Klima e biznesit në vend, kompanitë gjermane të kënaqura me kushtet

16.05.2024 15:55

Kompanitë e huaja gjermane....

Kompanitë e huaja gjermane janë të kënaqura nga klima e biznesit në vendin tonë, por megjithatë vendi ynë duhet më tepër të punojë që klima e biznesit të përmirësohet  dhe të ketë më shumë kapital të huaj në vendin tonë. 

Kjo rezulton nga anketa e fundit e realizuar nga shoqata e bizneseve gjermane në Maqedoninë e Veriut, ku rezultatet janë solide,  por theksojnë se ende duhet të punohet për ringjalljen e ekonomisë vendore, sistemin e shtetit, largimin e barrierave administrative dhe  lufta ndaj korrupsionit.

“49% e të anketuarve nga kompanitë gjermane situatën, ekonomike e vlerësojnë si të mirë apo shumë të mirë apo nuk ka ndonjë përjashtim në krahasim me vitin e kaluar. Në lidhje me pritjet e tyre për të ardhmen, 63% nga kompanitë e anketuara vlerësojnë se situata është e mirë. Nëse nesër do të investojnë rreth 70% e kompanive gjermane përsëri do të vendosin që të investojnë në Maqedoni të Veriut, por nëse largohen pengesat dhe barrierat administrative.”, - deklaroi drejtoresha e Shoqatës së Bizneseve Gjermane në RMV, Angel Vandel.

Sa i përket fuqisë punëtore, ata theksojnë se nisma Ballkani i Hapur u ka shkaktuar edhe më shumë vështirësi në sigurimin e fuqisë punëtorë për shkak të hapjes së kufijve dhe mundësive për vende të punës me paga më të mëdha.

Në Maqedoninë e Veriut ka më shumë se 200 kompani gjermane, të cilat punësojnë më shumë se 20 mijë persona.

Sektorë më të rëndësishëm ku janë të përfshirë kompanitë gjermane janë furnizuesit e industrisë automobilistike, pajisjeve medicinale, industrisë së tekstilit, përpunimi i metalit e deri tek shërbimet e IT sektorit.

Edhe më tej Gjermania mbetet vendi me të cilën shteti ynë realizon shkëmbimin më të madh tregtar. (Gazmend Kurtishi, TVM2)