Gërvalla: Letra për Këshillin e Evropës është zotim serioz

16.05.2024 17:44

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla...

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një konferencë për media, ka njoftuar se i janë drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rousopoulos, me një letër ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave në takimin e 16 dhe 17 majit ishte kushtëzuar me dërgimin e draftit të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.