Pas qëndrimit në Athinë, Edi Rama pritet të vizitojë Milanon e Italisë

16.05.2024 18:35

Pas takimit historik, më 12 maj në Athinë...

Pas takimit historik, më 12 maj në Athinë, kryeministri Edi Rama njoftoi destinacionin e radhës me shqiptarët në Milano të Italisë. 

Rama shkruan se takimi do të mbahet më 26 maj  në orën 11.00 në pallatin e sportit në “Busto Arsizio”, një vend me kapacitet rreth 4.500 persona.

Turi me diasporën do të vijojë edhe në muajin qershor me dy takime të tjera.

Në Londër, më 2 qershor, Rama do të jetë me emigrantët shqiptarë në Britani, e për ta përmbyllur më pas me shqiptarët e Gjermanisë më 16 qershor në Dyseldorf.

Por, opozita i sheh këto takime si të panevojshme në kohën kur sipas saj, Rama po e bllokon qëllimisht votën e diasporës.

Nga ana tjetër, “Rithemelimi” i ka depozituar një padi në SPAK ndaj kryeministrit, Rama, duke e akuzuar se po harxhon miliona euro nga buxheti i shtetit për realizimin e këtyre takimeve me shqiptarët e diasporës. (Luljeta Ndoka, TVM2)