Botë

Në Moskë takim Putin - Abas

13.04.2015 11:52

Presidenti rus Vlladimir Putin do të ketë takim sot me liderin palestinez, Mahmud Abas...

Presidenti rus Vlladimir Putin do të ketë takim sot me liderin palestinez, Mahmud Abas në të cilin do të fokusohen në negociatat paqësore të Lindjes së Afërt.
 
"Dy liderët do të kenë biseda të cilat kanë të bëjnë me aspektet e marrëdhënieve ruso-palestineze dhe të ardhmen e tyre, ndërsa kujdes të veçantë do t'i kushtojnë tregtisë, ekonomisë dhe sektorëve humanitar", thuhet në kumtesën e Kremlinit.
 
Do të këmbehen ide për vlerësimin e negociatave izraelito-palestineze dhe situatave të tjera rajonale problematike.
 
Abas sot do të ketë takim edhe me kryeministrin rus, Dimitrij Medvedev me të cilin do të bisedojë për çështje ekonomike dhe investuese. Pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve ndërqeveritare gjatë vizitës treditore në Rusi./mia