NBA–“Play Off”, Bostoni kualifikohet në finalen e konferencës

16.05.2024 16:12

Skuadra e Bostonit...

Skuadra e Bostonit, e cila në pjesën e rregullt të kampionatit kishin përpjestimin më të mirë në NBA, si skuadra e parë është kualifikuar në finalen e konferencave. Bostoni në finale e gjashtë në tetë vitet e fundit shkon me përpjestimin 4:1 në serinë e fitoreve ndaj Cleveland.

Sërish shtylla kryesore  e Bostonit, ishte Tatum  që shënoi 25 pikë dhe kapi 10 topa dhe në këtë mënyrë për të tretin vit me radhë skuadrën e tij e çoi në finalen e konferencës së lindjes. Skuadra vendase Bostoni, ndeshjen e pestë e fitoi me 113-98 dhe në finalen e lindjes do të përballet me më të mirin e ndeshjes New York - Indiana. Për momentin “njujorkezët” avansojnë 3-2.

Në përballjen Oklahoma City – Dallasi, trimfoi skuadra udhëtuese. Dallasi  e fitoi ndeshjen me 104-92, ashtu që sërish do ketë epërsinë e terrenit vendas.

I pakapshëm për Oklahoma City  edhe një heër ishte Luka Donçiç. Basketbollisti slloven me 31 pikë, 11 asistime dhe 10 kërcime shënoi "triple-double". Kësaj radh Dallasi, për kalim në finale para tifozëve të vet do ta ketë “topin e lojës”.

Këta avansojnë 3:2 në serinë e fitoreve dhe ndeshja e 6-të, në natën mes të shtunës dhe të dielës do të luhet në Dallas.