Boks profesionist, Fury dhe Usyk përballen nesër në Riad

16.05.2024 16:17

Më në fund, pasi dueli kundër Oleksandr Usyk...

Më në fund, pasi dueli kundër Oleksandr Usyk u anulua në shkurt për shkak të një dëmtimi nga Tyson Fury, kampionët e pamposhtur të peshave të rënda do të nesër në Riad. Këta të dy para kësaj lufte kanë zhvilluar stërvitjet e tyre të fundit.

Të dy janë kampionë bote në këtë peshë dhe të pamposhtur, ndaj gjithë botë pret me padurim këtë luftë dhe për të mësuar fituesin.

Fury është kampion bote në WBC, Usyk mban titujt botërorë WBA, WBO dhe IBF.

Në kohë të njëjtë Usyk sjell me vete rripin prestigjioz “The Ring”, të cilin shumë fansa dhe ekspertë e vlerësojnë më shumë se titujt e tjerë. Kushdo që fiton është i vetmi kampion i vërtetë i botës në peshat e rënda.

Bashkatdhetari britanik i Fury-t, Lennox Leëis, ishte i fundit në peshën e rëndë që unifikoi të gjithë titujt botërorë më shumë se 20 vjet më parë, teksa vëllezërit Klitschko ndanë kurorën mes tyre.