Parashikimet, LOV “Paris 2024” sjellin përfitime të mëdha

16.05.2024 16:20

Lojërat e ardhshme olimpike...

Lojërat e ardhshme olimpike të cilat në korrik dhe husht do të mbahen në Paris, paralajmërohet si lojërat më mirë të organziuara në histori dhe në kohë të njëjtë parashikuesit thonë se këto do jenë edhe më fitim prurëse. 

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), ka bërë publike raportin për hulumtimet  e kryera të cilat paarshikohen të ardhura prej 6,7 deri më 11.1 miliardë euro.

Raporti në fjalë është vepër e ekipit ekonomik pranë  Univerzitetit në Limozh, të cilët kanë ardhur deri në prërfundimin se të ardhurat e këtyre lojërave do shënojnë rekord.

Parashikohet që kryeqendrën franceze, por edhe qytetet tjera ku do të zhvillohen garat, do ti vizitojnë nga 2,3 deri në 3,1 milion turistë.

Këta do të shpenzonin reth 2,6 miliard euro. Më shumë se 6,7 miliard parashikohen nga të drejtat televizive, sponsorët dhe biletat.

Ngjarja më e madhe sportive do të nis me 26 korrik dhe do përfundojë me 11 gusht.