Zuerichu mund të shkojë në Evropë falë golit të Krasniqit

16.05.2024 16:22

Mesfushori Bledian Krasniqi ka shënuar gol për Zuerichun...

Mesfushori Bledian Krasniqi ka shënuar gol për Zuerichun të mërkurën mbrëma, në fitoren 2:1 të skuadrës së tij ndaj Servettes. Ndeshja i takoi xhiros së 36-të të Superligës së Zvicrës, por pati rëndësi të madhe.

Krasniqi e shënoi golin e fitores në minutën e 70-të. Ai doli në pozitë përballë portierit kundërshtar dhe ishte i pagabueshëm për 2:1.

Me golin e Krasniqit që ishte i gjashti i edicionit aktual krahas edhe dy asistimeve, Zuerichu mund t’i sigurojë garat evropiane në edicionin e ardhshëm.

Zuerichu është i pesti me 54 pikë, aq sa ka edhe St. Galleni në vendin e katërt, me një ndeshje më pak të luajtur.Vendi i katërt i pestë dërgojnë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.