Botë

Londër: Vritet një Imam që e kritikonte presidentin sirian

13.04.2015 12:01

Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen në Londër të një Imami i cili ka qenë kritik i presidentit sirian, Bashar al Assad, njofton policia britanike të hënën, raporton AFP...

Abdul Hadi Arwani, 48 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Wembley, në pjesën veriperëndimore të Londres.
 
Hetimi i vrasjes së tij po bëhet nga policia kundër terrorizmit.
 
Një 46 vjeçar është arrestuar tashmë me dyshimin për konspiracion të vrasjes dhe i njëjti mbetët në paraburgim.
 
Arwani thuhet se është larguar nga Siria si adoleshent pasi i ka mbijetuar masakres në Hama në vitin 1982, gjatë së cilës Hafez al Assadi, babi i presidentit aktual sirian, Bashar al Assad, e kishte shtypur brutalisht një kryengritje islamiste.
 
Policia britanike thotë se ata mbesin “mendje hapur” për vrasjen.