18 punonjëësve të Klinikës së Toksilogjisë iu vazhduan kontratat e punës
Pas shumë peripecive të krijuara në opinion...

Pas shumë peripecive të krijuara në opinion për kualifikimet adekuate 18 të punësuarave në Klinikën e Toksikologjisë u është vazhduar kontrata në vepër.
Prej dhjetorit kur ju skadoi kontrata në vepër 18 punonjësve, ata kanë vazhduar të shkojnë në punë pa marrë rroga.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, tha se ky vendim është profesional dhe se Klinika ka nevojë për këta të punësuar, ndërsa sa i përket fyerjeve anti-shqiptare ai iu bën thirrje të merren organeve të drejtësisë.
“Nëse dikush ka punuar 7 vite në ndonjë spital me kontratë në vepër, ndërsa tash pas zgjedhjeve kush duhet të pranohet në atë pozitë punë, dikush nga jashtë që ka ndikim partiak, apo dikush që ka qenë pjesë e këtij sistemi shëndetësor, dhe ka dhënë 7 vite mund dhe shërbime në systemin shëndetësor. A duhet që tani të pyesim për kriteriumet, edhe atë pas 7 viteve që kanë bërrë punë në systemin shëndetësor, nuk e di a po më kuptoni” – tha Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri.
