Zgjedhjet 2024, gjykata pritet të vendosë për 7 padi të Frontit, Xhaferi: Kam raporte për inzhinjering zgjedhor
Gjykata Administrative sot të vendosë për shtatë paditë e “Frontit Evropian”....

Gjykata Administrative sot të vendosë për shtatë paditë e “Frontit Evropian” për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, kundër shtatë vendimeve të KShZ-së.
Ndërkohë, koalicioni VLEN tërhoqi padinë mbi vendimin e KShZ-së për refuzimin e kundërshtimit të tyre për vendvotimin 0511, në Banjicë të Poshtme. Kështu që Gjykata Administrative vendosi që të ndërpresë procedurën.
Kryeministri Talat Xhaferi ftoi të gjitha institucionet që të veprojnë në përputhje me Ligjin dhe të mbrojnë kredibilitetin e procesit zgjedhor deri në fund. Njoftoi se ka pranuar raporte nga pjesëmarrës në zgjedhje për inzhinjering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashtëinstitucionale për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
KShZ-ja nga ana tjetër pret vendimet e Administratives për të shpallë rezultatet zyrtare të këtyre njësive zgjedhore dhe efektin që mund të kenë në mandatet e deputetëve.
