Shqipëri, urdhri i SPAK-ut, policia lëshon 10 urdhërarreste
17.05.2024 12:29
Policia e Shtetit shqiptar...

Policia e Shtetit shqiptar ka ndërmarrë një aksion masiv në disa qytete të vendit. Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte (17 maj), policia ka zbritur në terren për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimeve të GjKKO-së pas kërkesave të SPAK-ut.
10 urdhërarreste janë lëshuar nga policia dhe që kanë të bëjnë me vepra penale që lidhen me krimin e organizuar. Policia ka lëshuar urdhërarreste për disa personazhe të njohur të krimit në Shqipëri.
Informacionet janë ende jo të zyrtarizuara nga ana e SPAK-ut.
RTSh-ja bazuar në burimet e saj, raporton se operacionet e sotme, të cilët zbritën në terren RENEAN, FNSh, Policinë e Shtetit, janë vijim i operacionit "Metamorfoza".
