Këshilli Gjyqësor i përgjigjet Mickoskit: Politikanë vijnë e shkojnë, drejtësia është shtylla
Këshilli Gjyqësor i ka replikuar liderit të VMRO-DPMNE-së....

Këshilli Gjyqësor i ka replikuar liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas deklaratës se do të shpërndajë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë si zgjidhje për një gjyqësor të pavarur dhe zgjidhjen e problemeve në këtë fushë.
Në një prononcim për “Fokus”, nga Këshilli Gjyqësor thonë se nuk përfshihen në komentimin dhe vlerësimin e programeve dhe premtimeve parazgjedhore të asnjë partie politike, por thonë se janë të vetëdijshëm për gjendjen në gjyqësor, pasi i vihet mangësi gjyqësorit.
“Megjithatë, jemi gjithashtu të bindur se gjyqësori në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka kapacitet për ta tejkaluar situatën pa reforma dhe shkurtime për të cilat askush nuk mund të parashikojë paraprakisht efektet që do të shkaktohen. Reformat për hir të reformave nuk i nevojiten askujt dhe ato do të bëjnë vetëm disa hapa mbrapa proceseve dhe aktiviteteve që Këshilli Gjyqësor ndërmerr gjatë kësaj periudhe, të financuara dhe me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar përmes projekteve dhe që synojnë përmirësimin gjendjes në gjyqësor dhe janë në një fazë të avancuar.”, thuhet në deklaratën e Këshillit Gjyqësor.
