Samiti i Kotorit, liderët, të përkushtuar për anëtarësim në BE
Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor...

Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin në Kotor, Mali i Zi, miratuan deklaratë të përbashkët me të cilën e konfirmojnë përkushtimin e vendeve për treg të përbashkët rajonal të orientuar kah përforcimi i kapitalit njerëzor dhe zhvillimit të shkathtësive.
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të punojnë me përkushtim edhe në nxitjen e transformimit digjital, mundësimin e mjedisit të volitshëm për afaristët, si edhe rritjen e konkurrencës.
Duke i njohur sfidat e përhershme dhe serioze të sigurisë, të shkaktuara nga rrethanat aktuale gjeopolitike, a sidomos agresionin rus mbi Ukrainën, liderët e Ballkanit Perëndimor në deklaratë e theksuan përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit në rajon, për të shfrytëzuar dinamikën në politikën e zgjerimit të BE-së.
Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Planin e ri të rritjes njohin perspektivë për rajonin.
Në deklaratën e përbashkët theksohet se gjashtë vendet janë të përkushtuara ndaj pranimit të mundësive që i ofron kjo nismë për rajonin, me qëllim që të lehtësohet transformimi ekonomik dhe social i shoqërive, duke e hapur rrugën për anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, sipas parimit për aderim të bazuar mbi merita gjatë këtij procesi.
