Dialogu Kosovë – Serbi, Eskobar: Asociacioni është vendimtar

17.05.2024 13:25

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar...

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, konsideron se është dashur më shumë angazhim për implementim e Asociacionit sesa në ndërmjetësimin që të dy palët të bëhen bashkë, sepse, sipas tij, në disa raste kanë vërejtur mungesën e vullnetit në të dyja palët.

“Interpretimi dhe implementimi i Asociacionit është absolutisht vendimtar për Kosovën. Është më i vështiri, prandaj si më i vështiri, ishte e rëndësishme që Kosova të jepte sinjal se ka vullnet të adresojë çështjen e minoritetit serb në territorin e saj.”, ka deklaruar Eskobari në një intervistë për Qendrën për Evropë të Këshillit Atlantik.

“Nga perspektiva amerikane, pasi që rruga evropiane përfshinte pjesë të rëndësishme të Asociacionit në çdo hap, ne besojmë se duke pranuar një propozim evropian, përmes një procesi evropian që është dialogu dhe një marrëveshje që garantohet nga Bashkimi Evropian, do t’u jepte amerikanëve një mundësi për të lobuar te shtetet evropiane për të thënë se Kosova ka bërë çfarëdo që Evropa ka kërkuar dhe për të kërkuar njohje të reja. Pa këtë, të themi që ne nuk kishim shumë material për të punuar për këtë.”, ka deklaruar Eskobari.