Ukrainë, Rusia intensifikon sulmet ndaj Harkivit

17.05.2024 15:50

Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet...

Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj rajonit ukrainas të Harkivit, duke e sulmuar nga ajri dhe nga toka, përmes një ofensive të re. Ky rajon gjendet në kufi me Rusinë dhe atje, trupat e Kievit janë në disavantazh dhe po tentojnë që të mbajnë vijën në frontin e ri të hapur nga Rusia.

Forcat ukrainase thonë se kanë rrëzuar të 20 dronët e lëshuar nga Rusia në sulmet e kryera gjatë natës.

Autoritetet lokale të Harkivit njoftuan për katër shpërthime gjatë sulmeve ruse, duke dëmtuar pesë ndërtesa, një prej të cilave ishte ndërtesë e administratës së qarkut.

Forcat ruse thonë se kanë arritur ta shkatërrojnë qendrën komanduese në Harkiv. Ndërsa presidenti ukrainas Zelenski ka thënë se dy aeroplanë Patriot u kundërvihen sulmeve ruse.

“Granatimet ruse dhe kanosjet vazhdojnë. Kreu i rajonit të Vovçan u lëndua, ndërsa kundërsulmet tona janë duke vazhduar.”, - theksoi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

Nga ana tjetër, përfaqësues të NATO-s kanë thënë se Rusia nuk ka kapacitet ta pushtojë Harkivin.

Po ashtu një sulm masiv me dron ukrainas në Krime të premten në mëngjes shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Sevastopolit dhe i vuri flakën një rafinerie në Rusinë jugore, kanë thënë autoritetet ruse. (Gyltene Sinani, TVM2)