Botë
Hillary Klinton, zyrtarisht pretendente për garën presidenciale
13.04.2015 12:35
Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për emërimin e saj nga Partia Demokrate...

Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për emërimin e saj nga Partia Demokrate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Ajo ka nisur fushatën e saj online të dielën, duke u thënë amerikanëve se do që të jetë "kampionia" e tyre.
Clinton ka garuar për emërimin e demokratëve edhe në vitin 2008, por ka humbur kundrejt Barack Obamës.
Clinton ka qenë po ashtu Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara kur bashkëshorti i saj, Bill Clinton, ka qenë president.
Nëse ajo fiton garën për Shtëpinë e Bardhë, ajo do të jetë e para grua presidente e SHBA-së.
