MPB e RMV-së: U ekstradua nga Kosova, Besim Krasniqi

17.05.2024 17:18

Ministria e Punëve të Brendshme....

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot është ekstraduar Besim Krasniqi 44 vjeç, i cili kërkohej me fletarrestim ndërkombëtar.

Nga MPB-ja njoftojnë se ka përfunduar procesi i ekstradimit të Besim Krasniqit nga Republika e Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e dënimit me burg për veprat: grabitje, krime të rënda kundër sigurisë publike dhe dënim për përgatitje në lidhje me veprën penale, terrorizëm. I ekstraduari është dërguar në burgun e Idrizovës.