Maqedoni
Masa disiplinore kundër 10 të punësuarve në MPB
13.04.2015 12:51
Gjatë javës së kaluar pas procedurës së zbatuar disiplinore, janë sjellë 10 vendime kundër 10 të punësuarve...

Gjatë javës së kaluar pas procedurës së zbatuar disiplinore, janë sjellë 10 vendime kundër 10 të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të shkeljeve të bëra në punë, në pajtim me dispozitat e nenit 206 paragrafi 1 pikat 1,2,3 dhe 4 dhe nenit 207 paragrafi 1 dhe pika 4 dhe 8 të Marrëveshjes kolektive të MPB-së.
Më pas, kumtoi MPB, gjashtë të punësuarve u është shqiptuar masa "dënim në të holla", dy të punësuarve masa "ndalimi i procedurës", një të punësuari masa "paralajmërim me shkrim" dhe një të punësuari është shqiptuar masa "dorëheqje".
Në mesin e atyre që u është shqiptuar masa "dënim në të holla" është një inspektor i Repartit për larje parash, SPB Shkup të cilit i është shqiptuar masë "dënim në të holla" në lartësi prej 15 për qind të pagës mujore për tre muaj (nuk e ka respektuar rendin dhe disiplinën në punë).
Edhe një inspektori për krim ekonomik në SKE, SPB - Shtip, i është shqiptuar masë "dënim në të holla" në lartësi pej 15 për qind të pagës mujore për gjashtë muaj./mia
