Maqedoni

Anashkalimi i emrit kushtetues, Micotakis: Asnjë progres në rrugën drejt BE-së

18.05.2024 15:28

Nëse Maqedonia e Veriut nuk do të respekton Marrëveshjen e Prespës...

Nëse Maqedonia e Veriut nuk do të respekton Marrëveshjen e Prespës, nuk do të arrijë asnjë progres në rrugën drejt Bashkimit Europian, ka deklaruar kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, gjatë një interviste për televizionin publik grek – ERT.
 
Baza e Marrëveshjes së Prespës është koncepti i emërtimit, respektivisht emri – Maqedonia e Veriut të përdoret “erga omnes” apo brenda dhe jashtë shtetit – tha kryeministri grek, Micotakis. Ai, gjatë intervistës, ka dërguar mesazhe paralajmëruese për Qeverinë e ardhshme në Shkup – se pa harmonizimin e plotë me Marrëveshjen rreth emrit, Greqia nuk do t`i ratifikojë memorandumet dhe nuk do të ketë progres në perspektivën evropiane të vendit. 
 
“Dua të rikujtoj se nuk votuam për Marrëveshjen e Prespës, sepse shprehëm rezerva të mëdha për shkak se me këtë marrëveshje njihet kombi dhe gjuha maqedonase. Por, lidhur me çështjen e emrit ka nënvizime të qarta. Dua që edhe një herë të dërgojë mesazhe paralajmëruese për qeverinë e re, që tash e tutje të ndryshohet linja. Në të kundërtën, me siguri se do të shkaktojnë probleme jo vetëm në raportet Greqi – Maqedoni e Veriut, por edhe në raportet Evropë – RMV” – tha Kirjakos Micotakis, kryeministër i Greqisë.
 
Kryeministri grek Micotakis, duke përmendur inaugurimin e Presidentes Siljanovska, e cila gjatë betimit në Kuvend, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit, tha se këtë çëlshtje ia ka alarmuar faktorit ndërkombëtar.
 
“Personalisht intervenova që ta informoj udhëheqësinë e BE-së për deklaratat e Presidentes së RMV-së. Ky veprim u dënua nga Presidentja e Komisionit dhe Presidenti i Këshillit dhe nga SHBA-të. Besoj se do të bëhet një presion i gjithmbarshëm ndaj udhëheqësisë së RMV-së që të mos bëjë lëshime”, theksoi Micotakis.
 
Reagimet e palës greke u intensifikuan pas inaugurimit të Presidentes Siljanovska si dhe pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili u zotua se do ta ndjek shembullin e Presidentes së re.
 
ERSAN PAJAZITI