Maqedoni

“Ndërmjetësonte” për banesa sociale, kapet me “rryshfet” punonjësi policor

18.05.2024 16:34

Një e punësuar si analiste supreme në Sektorin për punë të brendshme në Shkup...

Një e punësuar si analiste supreme në Sektorin për punë të brendshme në Shkup, është arrestuar nën dyshimin për vepra të kryera penale mashtrim, informojnë nga MPB. 
 
Pas një denoncimi nga tre persona të dëmtuar, Sektorit për kontroll të brendshëm në koordinim me Sektorin për kriminalitet, ka intervenuar dhe I dyshuari është kapur në vendin e ngjarjes në momentin e pranim-dorëzimit të 12.500 euro, paraprakisht kriminalisht të përpunuara të cilët i ka fituar për gjoja ndërmjetësim për marrje të banesave sociale nga kategoria, njoftojn nga MPB.  
 
“Është kryer bastisje në hapësirat zyrtare të cilat i ka përdorur e denoncuara me ç’rast është gjetur dokumentacion i dyshuar më vëllimor, i cili është i lidhur me veprën penale në lloj në dokumenteve të ndryshme për të cilët ekziston dyshim se janë të falsifikuara, marrëveshje të ndryshme për hua, marrëveshje për ndërmjetësim të ndarje të banesave sociale, fleta pronësore, si dhe fletore me dorëshkrime në të cilën është mbajtur evidencë për personat për të cilët janë kryer punë të caktuara”, u shpreh Goce Adrevski nga MPB. 
 
Gjithashtu, gjatë bastisjes së kryer në një shtëpi dhe hapësira të tjera të cilat i ka përdorur personi I.M. në Komunën e Sarajit, është gjetur edhe armë zjarri me gjashtë copë municioni të cilën armë dhe municion me siguri i posedon pa leje, për çka është njoftuar edhe Sektori për tregti të palejuar me armë pranë SPB Shkup për shkak të marrjes së masave plotësuese.
 
Ndërkohë, MPB po ndërrmerr masa shtesë në drejtim të zbardhjes së rastit dhe lidhshmërisë eventuale të personit në fjalë me nëpunës tjerë të lartë policorë. 
 
SANIJE DURAKU