Maqedoni
Kapen 16 emigrantë ilegalë, kallëzim penal kundër tre personave
13.04.2015 15:12
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër tre personave, S. P. 41 vjeç, T. P. 21 vjeç dhe G. F...

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër tre personave, S. P. 41 vjeç, T. P. 21 vjeç dhe G. F. 42 vjeç nën dyshimin se kanë trafikuar emigrantë ilegalë nga Siria.
Dy personave iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa njërit prej tyre i është konfiskuar pasaporta, njoftoi zëdhënësja e MPB-së, Maria Jakovlevska.
“Më 5 prill, në autostradën Veles-Shkup janë ndaluar dy vetura të cilat janë në pronë të të dyshuarve dhe të njëjtat janë drejtuar nga dy persona të tjerë dhe janë gjetur 16 emigrantë ilegalë nga Siria. Gjatë procedurave të hetimit, personat në fjalë e kanë sqaruar mënyrën e zbatimit të veprës penale. Ata dëshmuan se për një kompensim prej 500 eurosh janë angazhuar nga dy të dyshuarit e parë për të trafikuar emigrantët nga kufiri me Greqinë deri në Kumanovë”- deklaroi zëdhënësja e MPB-së, Maria Jakovlevska.
Jakolevska gjithashtu njoftoi se personat në fjalë kundër të cilëve është ngritur kallëzim penal në mënyrë të organizuar kanë zbatuar trafikimin e emigrantëve ilegalë.
Ata, sipas Jolevskës, kanë siguruar mjetet financiare, transportin dhe vendin e caktuar se ku do të dërgohen emigrantët.
NAIM RAMADANI
