Maqedoni
Bisedimet për qeverin e re
18.05.2024 18:01
Deri në fund të javës së ardhshme pritet të arrihet një marrëveshje për qeverinë e ardhshme...

Deri në fund të javës së ardhshme pritet të arrihet një marrëveshje për qeverinë e ardhshme, në të cilën do të marrin pjesë VMRO-DPMNE dhe partitë nga koalicioni i tyre dhe koalicioni VLEN.
Grupet e tyre punuese bisedojnë me intezitet të plot dhe siç informoi një ditë më parë njëri nga liderët e koalicionit, Arben Taravari, pritet që deri të premten të kenë një marrëveshje përfundimtare për qeverinë e re.
Nga bisedimet e deritanishme nuk janë dhënë detaje për çështjen e ndarjes së resorëve, por në opinion qarkullojnë informacione jozyrtare për ndarjen e portofoleve ministrore, për emrat e ministrave të rinj, si dhe për mundësin që seanca konstituive e Kuvendit mund të mbahet më 27 maj.
Në munges të informacioneve zyrtare, në opinon jozyrtarisht flitet se VLEN do të ketë deri në 30% të pushtetit. Për këtë koalicion thuhet se janë rezervuar Ministria e Sistemit Politik, Ministria e Shëndetësisë, si dhe postet ministrore në kulturë dhe arsim. Po kërkojnë edhe postin e kryeparlamentarit në Kuvend, por ende po negociohet. Dy ministri të reja janë duke u përgatitur - për energjinë, minierat dhe burimet minerale dhe për sportin.
Tek mediat maqedonase si ministra të VMRO-DPMNE-së po përmenden disa bashkëpunëtorë të ngushtë të liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoski. Sipas informacioneve jozyrtare nënkryetarët Timço Mucunski, Aleksandar Nikolovski dhe Gordana Dimitrievska Koçovska duhet të marrin pozitat e para në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme dhe Financave.
Në Ministrinë e Transportit dhe Ministrinë e Administratës dhe Shoqërisë Informatike po përmenden Gjoko Velkovski dhe Stefan Andonovski, ndërsa ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pritet të jetë në Ministrinë e Drejtësisë.
Sipas afateve në Kushtetutë, Qeveria duhet të propozohet më së voni deri në fund të qershorit. Ajo duhet të votohet me shumicë prej 61 deputetësh nga gjithsej 120 në Parlament.
SANIJE DURAKU
