Maqedoni
Mblidhet kryesia e BDI-së, Ahmeti: Jemi mbivotuar në institucione
18.05.2024 18:23
Kryesia e BDI-së, sot është mbledhur në Reciç të vogël...

Kryesia e BDI-së, sot është mbledhur në Reciç të vogël, për të diskutuar për hapat që do të marrin pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila i hodhi posht të gjitha ankesat e BDI-së, dhe do të ketë votime në shtat vend votime ku BDI rrezikon të humbë dy deputet një në zonën pestë dhe në një gjashtë.
Kreu i integristve tha se partit maqedonase janë bashkuar për të mbivotuar shqiptarët dhe të nxisin vllavrasje por sipas Ahemtit kjo nuk do kalon.
“Ky moment vjen pas një analize, të përbashkët që kanë bërë LSDM-VMRO, për t’i përsëritur këto vend votime, me qëllim që bashkimi i Frontit mos jetë bashkësi e dytë në vend. Eshtë krijuar një unifikim mesë dy partive më të mëdha maqedonase, që për fat të keq ky bashkim ky unifikim i politikave mendoj se do të të ndikoj edhe ne mardhënjet ndëretnike. Kjo përsëritje që bëhet, bëhet me një prapavi edhe më të rrezikshme për të na futur edhe ne shqiptarve në vllavrasje, siç e bëjnë me një vendvotim në Komunën e Zhelinës. As nuk e kemi deshiruar një gjë të till dhe kjo nuk do të ndodh. Nësë dikush ka strategjin që kjo të ndodhe mesë shqiptarve nuk mund ta realizon”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti: Rivotimi, akrobacion politik
Ahemti tha se nuk është problem tek humbja e mandateve te Frontit Evropina por tek marrveshjet e fsheta në podrumin e kuq.
“Nuk është çështja këtu se a do ti humbe Froni Evropian dy deputet. Froni Evropian i ka fituar zgjedhjet me 8 Maj 2024-të, dhe është fituese zgjedhjev. Të gjitha akrobacionet politike të gjitha marveshjey e fshehta nëpër podrumet e kuqe që bëhën, janë të pa pranushme dhe të dënushme, sepse po bëjmë hap pas dhe as një hapë pas nuk duhet të tolerohet. Ne i dij në detaje të gjitha marrveshjey e fsheta në podrumet e kuqe dhe në të ardhme do të dalin të gjitha marrveshjey e fsheta ku do ti demaskojm para popullit”, theksoi Ahmeti.
Ndërsa më tej Ahemti tha se deklarat e kryetarit të VMRO-S dhe presidentes së vendit Siljanovska duhet të jenë të mbajtura pasi nuk është koha të hapim Front me Greqin, Bullgarin.
VISAR SADIKI
