Maqedoni
Strugë, mirënjohje për ndihmat gjatë dhe pas luftës
18.05.2024 18:45
Me një vizitë në sheshin Nënë Tereza në Strugë dhe me shpërndarje të mirënjohjeve...

Me një vizitë në sheshin Nënë Tereza në Strugë dhe me shpërndarje të mirënjohjeve për humanitarët e Strugës, komuna e Malishevës përkujtoi dhe nderoi Strugën për ndihmat e para që shkuan nga qyteti i Strugës në Kosovë, në vitin 1990.
Ndër mysafirët nga Kosova ishte edhe prifti I Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, njëkohësisht edhe anëtar I shkrimtarëve të Kosovës si dhe ish kryetari I shoqatës Humanitare Nënë Terza nê Malishevë, Bahti Thaçi.
“Plot 14 vite e kam udhëheq shoqatën Nënë Tereza, por un dua të faleminderoj të gjithê bashkêpuntorët që 3 ditë para themelimit të shoqatës I kanë sjellë 60 ton ndihma e aty ka pas miell, vaj, sheqer dhe prej asaj ditë plot 14 vite, depoja jeme nuk ka qene e zbrazët. Tu I faleminderu, ata kokrrat tgrurit që kan ardh prej Strugës dhe fshatrat përreth kan ushqy popullin tonë dhe kanë dhên vullnet që kudo që jemi shqiptar jemi sê bashku”, u shpreh ish kryetar i shoqatës Nënë Tereza në Malishevë, Bahri Thaçi.
“Struga jo vetëm me shtatoren e nënës Tereza por edhe me pjesmarrjen shumê aktive në ngjarjet e Kosovês është dëshmuar se ka zemër, ka shpirt se ka ndjenja dhe kultivon vllazërinë dhe miqêsinë. Një fjalë shqiptare thotë: Nëse deshiron të ndihmosh veten, ndihmoi të tjerët. Ne nëpërmjet shoqatês jemi munduar të shtrojmë sofra, të bëjmë bamirêsi dhe bota këtë e ka parë dhe na ka ndihmuar. Por bota na ndihmon atëher kur ne jemi të bashkuar, të vëllazëruar“, theksoi prifti Don Lush Gjergji.
“Jemi këtu që nga Malisheva tê na japin mirënjohje, mirëpo ne i faleminderojm që nuk na kanë harruar dhe do t’u jemi mirênjohës për këtë që e bëjnë gjithë jetën. Një fjalë thuhet kshtu: Kur njê dhëmb I dhemb njeriut, krejt trupi nuk është rahat. Ne e ndjeshim dhimbjen e Kosovës dhe për ne s’kishte rehati, asaj dhimbje iu përgjigj krejt populli”, u shpreh ish kryetar i Sh.H Nënë Tereza Strugë, Irfan Vlashi.
Gjatë takimit të përfaqësuesvë nga Malisheva, u promovua edhe një libër në të cilin janë shkruar të gjitha veprat humanitare të Struganëve gjatë trazirave dhe luftës së Kosovës. Struga ka qenë ndër qytetet të cilët kanë kontribuar në ndihmat humanitare për Kosovën por edhe vend që ka hapur dyert për mijëra shqiptarë të Kosovës gjatë periudhës së luftës.
ILMIJE ZHAKU
