Maqedoni

Integrimi në Be, Radev: rruga e RMV-së për në be kalon nëpër Sofje

18.05.2024 19:07

Mesazhe me tone kërcënuese edhe nga fqiu lindor...

Presidenti bullgar Rumen Radev ka rikujtuar autoritet e reja në Maqedoninë e Veriut se fushata parazgjedhore ka përfunduar dhe se tani duhet ta kuptojnë se Bullgaria, Greqia dhe BE-ja u bëjnë me dije se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen.

“Gjithmonë i kam thirr presidentët të Maqedonisë të vijnë në Bullgari, për shkak se rruga e tyre për në Bruksel kalon nëpër Sofje. Shpresoj se politikanët e atjeshëm të kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka kaluar dhe nëse fjalimet dhe sjelljet destruktive shndërrohet në veprime të vërteta, kjo do të thotë shtyrje e vendit të tyre në izolim”. – ka deklaruar Radev. Ritheksoi se çështja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është çështje bilaterale, por evropiane.

“Maqedonia e Veriut nuk duhet të harrojë se është vend kandidat dhe nuk mund të caktojë kushte për vendet anëtare. Nuk mund të rishqyrtojë marrëveshjet ndërkombëtare, për shkak se kjo do të thotë se si vend, nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare”, është shpreh Radev për mediat bullgare.