Maqedoni

Vrasja e dyfishtë në Stajkovcë, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

18.05.2024 19:29

Prokurori Publik në PTHP Shkup parashtroi deri te Gjykata Penale në Shkup...

Prokurori Publik në PTHP Shkup parashtroi deri te Gjykata Penale në Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimin për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Stajkovc.

“Kundër personit u zbatua procedurë hetimore më 14 maj, gjatë ushtrimit të dhunës familjare, në shtëpinë e tij në Stajkovci dhe dyshohet se ka vrarë vëllaun dhe bashkëshorten e tij.”- thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten e vëllaut dhe objekt të fortë në kokë, dhe më pas ka vrarë edhe vëllaun.

Pas ngjarjes i dyshuari ishte i hospitalizuar. Për shkak të përmirësimit të gjendjes shëndetësore, ekziston rreziku që ai të arratiset dhe prokurori publik kërkoi nga gjykata paraburgim.