UNRWA: 800 mijë palestinezë janë larguar nga Rafah
Rreth 800 mijë palestinezë janë zhvendosur nga Rafah që kur Izraeli filloi ofensivën...

Rreth 800 mijë palestinezë janë zhvendosur nga Rafah që kur Izraeli filloi ofensivën e tij kundër qytetit jugor të Gazës javën e kaluar. Kështu deklaroi tha Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA.
Lazzarini dënoi zhvendosjen e përsëritur të palestinezëve në deklaratën e së shtunës, shkruan Al Jazeera.
“Që nga fillimi i luftës në Gaza, palestinezët janë detyruar të ikin disa herë në kërkim të një sigurie që nuk e kanë gjetur kurrë, duke përfshirë strehimoret e UNRWA-s”, tha Lazzarini.
“Kur njerëzit lëvizin, ata janë të ekspozuar, pa kalim apo mbrojtje të sigurt. Çdo herë, ata detyrohen të lënë pas gjërat e pakta që kanë: dyshekë, tenda, enë gatimi dhe mjete elementare që nuk mund t’i mbajnë dhe as të paguajnë për t’i transportuar”, shtoi ai.
