Maqedoni
Matura shtetërore, prej 1 qershorit fillojnë testimet
19.05.2024 16:01
Testi i provimeve të maturës shtetërore për nxënësit e shkollave të mesme në RMV...

Testi i provimeve të maturës shtetërore për nxënësit e shkollave të mesme në RMV këtë vit do të mbahet në sallat sportive apo korridoret e shkollave dhe jo si deri më tani në klasa ku kishte nga 15 nxënës.
Ky vendim është marrë nga MASH-i për të shmangur ca parregullsi gjatë mbajtjes së provimeve që janë pjesë e maturës shtetërore. Matura shtetërore këtë vit do të mbahet më 1 dhe 8 qershor. Në maturën shtetërore marrin pjesë nxënësit e vitit të katërt në arsimin e mesëm. Ata i nënshtrohen testimit për një lëndë të obligueshme zgjedhore si dhe detyrën projektuese.
“Ajo cka është me rëndësi për nëxënësit është se provimin e japin në mënyrë të njejtë, si vitin e kaluar dmth kanë mundësi të hyjnë në test për dy provime gjuhë amtare si të obligueshme dhe provimi tjetër zgjedhor midis gjuhës së huaj, matematikës, filozofi dhe estetikë. Është me rëndësi që nxënësit t’i përkushtohen testit të tyre dhe ta bëjnë më së miri pa kurfarë ngarkese se në cfarë hapësire e japin provimin sepse thjeshtë e dijnë se si do të jetë provimi nëse i shohim të gjitha shembujt që gjenden në veb faqen e provimit shtetëror”, u shpreh drejtoresha në QSHP, Biljana Mihajlovska.
Testit të maturës shtetërore do t’i nënshtrohen këtë vit mbi 400 maturantë nga shkolla e mesme Zef Lush Marku
“Për këtë vit shkollor testohen mbi 400 maturantë. Më 1 qershor testohen në gjuhë shqipe, më 8 qershor testohen në gjuhë angleze. Pas 18 qershorit 19 dhe 20 I kanë provimet interne. Nxënësit janë përgaditur secilin vit, ka profesor të interesuar që japin vullnetarisht mund dhe angazhim që nxënësit t’i kreyjnë provimet në mënyrë të shkëlqyeshme ku ka edhe nxënës të interesuar që kërkojnë nga profesorët që t’i ndihmojnë gjatë testimit dhe në llogaritje apo ushtrime me pyetje përafërsisht që kanë qenë nëpër provime gjatë viteve të kaluara”, theksoi drejtori i shkollës së mesme Zef Lush Marku, Arben Memeti.
Maturatët janë të mendimit se vlerësimi me një testim për katër vite me radhë nuk është vlerësim real, por nota nga ana e profesorëve gjatë katër viteve.
“Këtë vit mund të themi se është pak më vështirë për shkak se kemi informata që testimet do të mbahen në sallën e sportit ku është një hapësirtë pak më e madhe dhe kontrolli do të jetë më në nivel sesa më herët që ka qenë nëpër klasa”, u shpreh maturanti.
“Mendoj që nuk është aspak e drejtë, sepse ne katër vite kemi mësuar kemi marrë nota dhe ka kaluar, por nëse do të ishte një maturë shtetërore të paktën do të kishim disa pyetje, një material ku do të bazoheshim për të mësuar sepse tani për momentin s’kemi as ku bazohemi, e vetmja bazë është pyetjet e viti të kaluar që kanë qenë në maturë shtetërore”, theksoi maturanti.
Nga viti 2025 do të jetë risi që nxënësit e shkollave të mesme profesionale do t’i nënshtrohen provimit akademik, nëse dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin në univerzitet. Ky propozim u miratua nga Qeveria në janar të këtij viti së bashku me ndryshimet e tjera nga Ligji për Arsimin e Mesëm.
VLORA LATIFI TOPOJANI
