Botë
Kina shihet si keqbërës në një dekadë të spiunimit kibernetik
13.04.2015 14:10
Një kompani e sigurisë në Internet thotë se një grup i spiunimit kibernetik, që me gjasë është i sponsorizuar nga Kina...

Një kompani e sigurisë në Internet thotë se një grup i spiunimit kibernetik, që me gjasë është i sponsorizuar nga Kina, ka kryer spiunim kundër bizneseve dhe qeverive në Azinë Juglindore dhe Indi, për një dekadë.
Në raportin e publikuar mbrëmë nga kompania, FireEye, thuhet se grupi i spiunimit kibernetik ishte i fokusuar në organizatat dhe qeveritë në kuadër të Asociacionit të Shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN).
Kina i ka hedhur poshtë akuzat e mëparshme se ka kryer spiunim ndaj vendeve të Azisë Jugore dhe Juglindore.
