Ekonomi

Premtimet ekonomike parazgjedhore, odat ekonomike kërkojnë zbatimin e premtimeve

19.05.2024 15:39

Pas përfundimit të zgjedhjeve, Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Oda Ekonomike e Maqedonsië Veriperëndimore...

Pas përfundimit të zgjedhjeve, Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Oda Ekonomike e Maqedonsië Veriperëndimore, kërkojnë nga aktorët politik që t’i realizojnë kërkesat e tyre për programin ekonomik që ua kishin prezentuar gjatë fushatës partive politike.
 
Oda ekonomike e Maqedonsië Veriperëndimore kërkon që orientimi i shtetit përvec politik të jetë dhe ekonomik. Kërkesat prioritare janë reformat në arsim në përputhje me nevojat e tregut dhe zhvillimin e proceseve eurointegruese.
 
“Shumica nga partitë nuk e kanë integruar pjesën e reformave në arsim dhe tregun e punës pasi që kemi mungesë thelbësore të fuqisë puntore dhe duke pasur parasysh trendin dhe fluksin e qytetarëve që ikin në perëndim situata e bizneseve rëndohet. Brenda 4 viteve duhet të punohet fuqishëm që të përshpejtohet procesi eurointegrimeve por dhe të punohet në infrastrukturë ku projektet dhe investimet kapitale të jenë të konkretizuara dhe të mos keqpërdoren mjetet buxhetore dhe financiat publike. Apeli jonë si Odë është që t’i thirren logjikës së shëndosh ekonomike të gjithë aktorëve politik me qëllim që të marrin vendime të duhura”, u shpreh drejtori ekzekutiv në OEMVP, Durim Zeqiri. 
 
Oda Ekonomike e Maqedonisë thotë se pas përfundimit të zgjedhjeve të gjithë duhet t’i rreken punës për ta bërë zhvillimin ekonomik dhe për t’iu siguruar qytetarëve jetë të dinjitetshme në vendin e tyre.
 
“Në 10 vitet e ardhshme, ekonomia si prioritet, ndërtimi i një shteti ligjor dhe një sistemi vlerash, tregu si synim i caktuar. Në të gjitha rastet, përgjegjësia dhe zbatimi janë mjetet më të rëndësishme në punën e të gjithë personave dhe organeve të zgjedhura. E kërkonte biznesi. Ai do të insistojë në këtë dhe do të kritikojë publikisht çdo fenomen që nuk është në përputhje me këto postulate. Vendi ynë po kalon një provë serioze, mund të mbijetojë ose jo si një aktor modern në skenën rajonale dhe evropiane”, thuhet në kumtesën e Odë Ekonomike të Maqedonisë.
 
Alarmante është situata e zhvillimit ekonomik dhe krijimi I deficitit tregtar me shtetet e rajonit thonë nga OEMVP. Imediate është zgjidhja për uljen e kontributeve, e cila do të garantonte më shumë para në arkën e shtetit nga tatimet, duke rritur pagat në sektorin privat dhe duke ulur trendin e ikjes së puntorëve.
 
GAZMEND REXHEPI