Maqedoni
Kumanovë: Bujqit aplikojnë për mbështetje financiare
19.05.2024 16:45
Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë, departamenti për rajonin verilindorë me seli në Kumanovë...

Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë, departamenti për rajonin verilindorë me seli në Kumanovë, ka shpallur disa thirrje për ndihmë e mbështetje financiare për buqjit, mjete këto të siguruara nga Programi për zhvillim rural.
Ndërkaq sa i përket afatit të paraqitjeve, Xhabir Ramadani nga Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë në Kumanovë, thotë se të interesuarit mund të aplikojnë deri më 1 Korrik.
“Që nga 10 Maji është hapur portali për dorëzimin e kërkesave në formë elektronike e cila vazhdon deri më 1 Korrik. Diku 50 ditë është afati për të aplikuar, për cdo vit përgatitet rregullore për subvencionimin e prodhimeve bujqësore dhe zakonisht paraqiten edhe risi të ndryshme, për vitin actual 2024 që do të realizohen subvencionimet ka disa risi të cilat janë në interes të bujqëve për disa masa dhe nën masa tek të cilat niveli i pagesës është i ngritur”, theksoi Ramadani.
Xhabir Ramadani, u bënë thirrje të gjithë bujqëve e blegtorëve që të respektojnë afatet për aplikimin për përfitimin e subvencioneve, ku të njetit aplikimet mund ti kryjenë përmes formës online.
“I bëj apel të gjithë fermerëve që të jen të kompletuar dhe të përgatitur gjatë aplikimit, interesimi është i madh pasi të gjithë fermerët që janë të regjistruar aplikojjnë por që ta bëjnë me kohë në poprtalin që është krijuar për vet bujqit që të aplikojnë në mënyrë sa më të thjeshtë prej nga shtëpitë e tyre të aplikojnë por gjithësesi ne do ti mësojmë”, theksoi Ramadani.
Nga kjo Agjenci, na informuan se më së shumti aplikues për përfitimin e këtyre granteve ka nga bujqit e fshatrave të Komunës së Kumanovës, por vërehet interesim edhe nga bujqit fshatrave të Komunave të Likovës dhe Nagoiriçit të Vjetër.
FATLUM AQIFI
