Maqedoni

Bukuritë e Sharrit, mungon promovimi i turizmit veror

19.05.2024 17:51

Institucionet shtetrore përveç se e kanë shpallur Malin Sharr Park Kombëtar...

Institucionet shtetrore përveç se e kanë shpallur Malin Sharr Park Kombëtar, as gjë më shumë nuk kanë bërë për rritjen e turizmit malor. Shoqatat jo qeveritare arrin të sjellin turist nga e gjitha bota për të vizituar dhe shijuar bukurit e Malit sharr.
 
Njëri ndër aktivistët Armend Luta, nga Peaktrip për TVM2 tha se nësë shteti investon më shumë në infarstrukturën rrugore dhe shtigjet e ujvarave, do të kishte një zhvillim ekonomik të gjithë zonës së Malësisë.
 
“Pa promovim nuk mund të kemi zhvillim të turizmit, për pos investimeve ku investimi është pika e parë, ai investim duhet të promovohet, neve fatkeqësisht nuk kemi një sektor të veçant as në Komunë dhe ajo që është në kuadër shtetëror siç është në Ministrinë e Ekonomisë as një herë nuk ka bërë as një lëvizje për ta promovuar turizmin në Malin Sharr. Neve si operator ose udhërëfyes të ndryshëm gjitha kapacitet që kemi mundohemi të bëjmë promovim sa më të madh, nëpërmjet turistëve të huaj që vijnë në vendi tonë mirëpo por për të bërë një promovim të veçantë duhet të organizohet struktura shtetërore ata të cilët e kanë për detyrë të bëjën promovimin dhe zhvillimin e kapaciteteve turistike. Ne ju bëjmë thirrje institucioneve që sa më shume të angazhohen në promovimin e Malit Sharr pasi kapaciteti është shumë i madh ndërsa ajo që ofrohet është shumë e vogël, si një pikë e ujit në oqean”, u shpreh Armend Luta - “Peaktrip”.
 
Ibrahim Dehari, drejtor i PKMSH tha se po punohet në pastrimin e deponive të egra nëpër fshatrat e Malësis, pasi interesi i turistve të huaj është ambienti i pastërt.
 
“Ky vit është për pastrimin e fshatrave dhe sigurisht kjo ka ndikuar që vizitorët edhe nga jasht edhe të vendit kanë interes më të madhë për ambient të pastër dhe të mbrojtur”, theksoi drejtori i parkut kombëtar, Ibrahim Dehari.
 
Mungesa e transportit urban në Malësinë e Tetovës, ka bërë që edhe turistët e vendit por edhe te huaj të mos e kenë si pikë referimi Malsin e Sharrit dhe bukurinë që ofron Mali Sharr. Linja e Transporti urban edhe për Kodër të Diellit u ndalua, pas sezonin dimëror, pasi sipas drejtorit të Transportit Publik, Arbër Ajdini, nuk ka kërkesë të qytetarve për në Kodër të Dillit, gjatë verës.
 
“Linja sezonale për në Kodër të diellit është sezonale Dhjetore-Mars gjatë ditëve të vikendit dhe si e tillë do të vazhdojë edhe vitet e ardheshme, kurse sa i përket sezonit veror momentalisht nuk ka interesim të qytetareve për ta frekuentuar atë, mirpo nëse në të ardhmen paraqitet nevoja ne mund t’ua ofrojmë qytetarëve. Thuhet në komunikatën e Transprot Publik të Tetovës”, u shpreh drejtori i Transportit Publik, Arbër Ajdini.
 
Përndryshe, fluksi më i madh i vizitorve për Malin Sharr u rrit gjatë kohës së pandemis Covid-19. Më të vizituar janë Ujvara e Leshnicës dhe ujvarat e fshatit Kamijan që shtigjet dhe investimet i kanë bërë vete banorë e Kamijanit. Ndërsa, sot ka edhe disa bujtina dhe oferta për të vizituar bukurit e Malit Sharr edhe me kuaj që është një adrenalin tjetër për turistët e vedit dhe të huaj.
 
VISAR SADIKI