Maqedoni
Bisedimet për qeverinë e re, Taravari: Do kemi kreun e kuvendit dhe 6 ministri
19.05.2024 18:13
Në qeverin e re shqiptarët do të udhëheqin me Kuvendin dhe gjashtë ministri...

Në qeverin e re shqiptarët do të udhëheqin me Kuvendin dhe gjashtë ministri bën të ditur njëri nga liderët e Koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një intervist për Radio Televizionin e Kosovës. Ai thotë se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.
“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist. Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne, ndërkohë, ka fundi i javës së ardhshme, do t’i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t’i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”, u shpreh Arben Taravari nga koalicioni VLEN.
Andonovski: Bëjmë përpjekje për shumicë të cilësuar
Ndërkohë me dyer të mbyllura dhe pa shumë informacione negociatat për formimin e koalicionit qeveritar mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it vazhdojnë. Sekretari I VMRO-DPMNE-së, Stefan Andonovski në një intervist për REL thotë se grupet e punës vetëm se kanë hyre në fazën e diskutimit për zgjidhjet programore dhe kadrovike, por për të qenë të ndershëm ndaj procesit nuk mund të ndaj detaje rreth negociatave.
“Nuk mund të them se cilat departamente, kuadro, ministri, edhe pse secili mund të ketë qëndrimin e vet për këtë temë. Le të lëmë hapësirë për të bërë realisht një kontratë që do të jetë cilësore. Diskutimet janë mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, por ajo që po përpiqemi të bëjmë është të arrijmë një konsensus më të gjerë për disa çështje kombëtare dhe të arrijmë 80 deputetët e nevojshëm për ndryshime të rëndësishme të ligjeve që janë sistemore dhe kërkojnë një shumicë prej dy të tretash, që do të thotë se do të ketë diskutime me parti tjera politike ose deputet individual në Kuvend”, theksoi Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.
I pyetur se a do të ketë kryeministër të parë, siç ka ekzistuar në qeverisjen e kaluar, Andonovski thotë se për këtë do të vendos lideri I tyre Micskoski, por paralajmeron që do të ketë rekonstruim në disa ministri.
Për momnetin e sigurt është vetëm që grupet e punës janë dakorduar që prioritet i qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.
Edhe Lëvizja Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN njoftoi se në mbledhjen e Këshillit Themelues, Izet Mexhiti është autorizuar që të vazhdojë bisedimet për formimin e qeverisë së re.
SANIJE DURAKU
