Botë
Sllovaki, Fico nuk është më në rrezik për jetë
19.05.2024 18:57
Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik...

Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit me të cilin është përballur ditë më parë, ka thënë zëvendës kryeministri i Sllovakisë, Robert Kalinak.
“Ai nuk është më në rrezik për jetë, por gjendja e tij vazhdon të jetë serioze dhe duhet të jetë në kujdes intensiv”, ka thënë Kalinak, aleati më i ngushtë politik i Ficos.
Personi i akuzuar për tentim-vrasje të kryeministrit ka dalë të shtunën para gjykatës.
I akuzuari, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71-vjeçar, e ka qëlluar me armë Ficon, pas një takimi qeveritar të mërkurën.
