Maqedoni

Parashikimi i motit

20.05.2024 09:02

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje lokale shiu....

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike si pasojë e aktivitetit të dy anticikloneve (periferia e Anticiklonit të Azoreve dhe Anticiklonit Afrikan).
 
Megjithatë nuk do të mungojë edhe depërtimi i qendrave të presionit të ulët të cilat do të sjellin një paqëndrueshmëri të lehtë.
 
Në këtë mënyrë për pothuajse të gjitha ditët moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura (duhet thënë me këto të fundit kryesisht në relievet malore në lindje të territorit). Pasdite në më shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë e fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit. 
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 16°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 27°C.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për shfaqje të motit të ligë. Temperatura minimale do të ulet në 16°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26°C.